OBSH: Bota afër një milionëshit me të infektuar nga koronavirusi NULL NULL 02.04.2020 09:00 02.04.2020 09:00 Kreu i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus ka paralajmëruar se numri i të infektuarve me koronavirus, globalisht do të arrijë një milion brenda ditëve. Në Mbretërinë e Bashkuar, gati 950,000 njerëz kanë aplikuar për përfitime të Kredisë Universale gjatë dy javëve të fundit në mes të shpërthimit të koronavirusit, njofton Klan Kosova. Rritja e shifrave të atyre që regjistrohen janë dëshmi e fuqishme që kriza e koronavirusit është një emergjencë ekonomike. Në disa vende ka shqetësime në rritje për furnizimin me pajisje mbrojtëse për punonjësit e mjekësisë. Në SHBA, guvernatori i Connecticut ka konfirmuar se një foshnjë gjashtëjavëshe ka vdekur nga Covid-19. OBSH do të diskutojë nëse duhet të ndryshojë këshillat e saj dhe të promovojë përdorimin më të gjerë të maskave të fytyrës. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.