OBSH: 500,000 jetë të shpëtuara nga vaksinat kundër COVID-19 në Evropë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

OBSH: 500,000 jetë të shpëtuara nga vaksinat kundër COVID-19 në Evropë

NULL NULL
28/11/2021

Të dhënat e reja kanë zbuluar se rreth gjysmë milioni jetë mes të moshuarve janë shpëtuar në Evropë për shkak të administrimit të vaksinave kundër COVID-19.

Në një studim të ri të kryer nga studiues nga Zyra Rajonale për Evropën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe institutet dhe ministritë kombëtare të shëndetit publik, të dhënat sugjerojnë se vaksinat kundër koronavirusit kanë parandaluar pothuajse 470,000 vdekje të  njerëzve të moshës 60 vjeç e lart në Evropë.

Hetimi, i cili është publikuar në Eurosurveillance, analizoi vdekjet midis dhjetorit 2020 dhe nëntorit 2021, duke identifikuar se vaksinat kundër virusit korona parandaluan pak më shumë se gjysmën (51%) të vdekjeve të pritshme të shkaktuara nga sëmundja gjatë kësaj periudhe, shkruan Healtheuropa, transmeton Klankosova.tv.

Studiuesit konstatuan se për shkak të zhvillimit të shpejtë, licencimit dhe përhapjes së vaksinave të ndryshme kundër COVID-19 nga fundi i vitit 2020 e tutje, marrja e vaksinave tek grupet prioritare u rrit në mënyrë që 80% e njerëzve 60 vjeç e lart kishin marrë dy dozat e vaksinës dhe 84% të paktën një dozë.

“Ky ndikim i drejtpërdrejtë ka qenë heterogjen për shkak të shpejtësisë dhe shtrirjes së vaksinimit në grupet e pranueshme. Vendet që kishin administruar herët numra të lartë (përfshirë Francën, Greqinë, Irlandën, Izraelin, Maltën, Norvegjinë, Portugalinë, Spanjën, Anglinë dhe Skocinë) kanë ulur ndjeshëm vdekshmërinë e parashikuar, veçanërisht tek moshat 80 vjeç e lart. Vende të tjera kanë përjetuar ndikim më të kufizuar të vaksinimit deri më sot.”komentuan autorët e studimit.

Nga këto të dhëna, ekipi përcaktoi se 51% e totalit të vdekjeve të vlerësuara u shmangën nëpërmjet vaksinimeve kundër COVID-19, me ndikimet më të rëndësishme në Islandë, ku u shmangën 93% e vdekjeve. Ndikimi më të vogël kishte në Ukrainë, ku u shmangën 6% e vdekjeve të vlerësuara.

Tre vendet që kishin 60% të popullsisë së moshës 60 vjeç e lart të vaksinuar plotësisht – Moldavia, Ukraina dhe Rumania – parandaluan vdekjet gjatë studimit për  20%. Kurse në katër vendet që arritën mbulim shumë të lartë të vaksinimit të plotë, mbi 90% – Izraeli, Malta, Anglia dhe Skocia – përqindja e vdekjeve të shmangura në javën e 45 në 2021 kaloi 65%.