Objekti i Ministrisë së Mbrotjes në Rusi përfshihet nga zjarri NULL NULL 05.04.2023 20:47 05.04.2023 20:47 Ministria e Mbrojtjes në Rusi thuhet se është përfshirë nga zjarri sot. Ndërtesa ndodhet në rrugën Znamenka, afër Kremlinit. Zjarri raportohet se filloi në një kabinet në katin e tretë të ndërtesës së shekullit të 18-të. “Rreth orës 19:30, në një nga ndërtesat administrative të Ministrisë së Mbrojtjes në Moskë, punonjësit e shërbimit zbuluan tym në ambiente. Reparti i zjarrfikësve dhe Ministria e Situatave të Emergjencës dolën në vendngjarje,” citoi Interfax të thoshte Ministria e Mbrojtjes në një deklaratë. Ministria e Mbrojtjes tha se aktualisht është duke përcaktuar shkakun e zjarrit, raporton TASS, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Ramadani: Kërcënimi me bombë dhe shpërthimi në Ibër-Lepenc të zbardhen me shpejtësi 5 minuta më parë
Lajme Lavrov i Rusisë takohet me Araghchin e Iranit, flasin për programin bërthamor të Teheranit 38 minuta më parë