Objekti i diskutueshëm: “Shqiptarja” lyp leje, “serbja” s’ia jep (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Sinani 24.08.2023 20:41 nga Qendresa Sinani 24.08.2023 20:41 Tensionet mes serbëve e shqiptarëve sërish sillen rreth objekteve. Kësaj here mollë sherri u bë një ndërtesë që shfrytëzohet nga serbët në Lagjen e Boshnjakëve, në Mitrovicë. Autoritetet lokale iu kërkuan paraqitjen e dokumenteve për shfrytëzim sa më parë. Objekti u tha se është në pronësi të komunës dhe për këtë, Listës serbe, iu dha afat 3 ditë që t’i lirojnë zyrat. Komunarët patën një ide që atë godinë që shërben si drejtori e Fondit të Sigurimeve Pensionale ta riparojë e ta fus në funksion për diçka tjetër. Ndërkohë, si kundërpërgjigje ndaj politikanit lokal, Aleksandar Arsenijeviq, që pretendoi se tashmë Fondi i Sigurimit Pensional i Serbisë për Kosovën është tërhequr i tëri nga ndërtesa në fjalë, u shfaq në një video-mesazh Igor Simiq. Shefi i ketij fondi për Kosovë, njëherësh ish-deputeti i Kosovës u shfaq nga brenda duke thënë se puna po vazhdon pa ndërprerë. Në anën tjetër Lista serbe i bëri thirrje autoriteteve ndërkombëtare që të respektohet thirrja e tyre që ”kryetarët jolegjitimë të bëjnë vetëm punë administrative dhe të mos marrin vendime politike kundër qytetarëve të komunave tona”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vrasja e Liridonës, flet ambasadori i Suedisë: Po punojmë ngushtë me Kosovën në hetimin e rastit 10 orë më parë
Kosova Qeveria mban mbledhje, kërkon nga Osmani autorizimin për kredinë 20 milionëshe nga BERZH-i 15 orë më parë