Obelisku për mjekë do vendoset tek “Rrethi i Spitalit” (VIDEO) NULL NULL nga Arbreshë Uka 19.02.2021 20:18 nga Arbreshë Uka 19.02.2021 20:18 Oda e Mjekëve të Kosovës ka vendosur që për të gjithë mantel-bardhët e rënë në front të pandemisë të iu ngrihet një obelisk si shenjë kujtimi dhe falënderimi për ta. Ky monument ka për qëllim që të përfshijë edhe sakrificën dhe punën e profesionistëve shëndetësorë që janë ende gjallë, por të cilët kanë kontribuar për sistemin shëndetësor brenda këtyre dy dekadave. Këtë ide e kanë mbështetur edhe odat e lëmive të tjera të mantel-bardhëve. Ky projekt së shpejti pritet të hidhet në proces të tenderimit. OMK veçse e ka menduar lokacionin se ku do të mund të vendoset ky monument. Është vendi i ashtuquajtur “Rrethi i Spitalit”, hapësirë kjo që gjendet në afërsi të qendrës spitalore, ku për këtë duhet miratimi i asamblesë komunale të Prishtinës. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.