Obama për vrasjet në Amerikë: Kjo na është bërë rutinë NULL NULL 02/10/2015 02/10/2015 Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, ka mbajtur një fjalim emocional, pas tragjedisë së fundit në Amerikë, ku mbetën të vdekur 9 persona dhe 10 tjerë u lënduan, nga shtënia me armë zjarri. Obama ka deklaruar se “se këto episode tragjedie janë bërë rutinë në SHBA”, njofton Klan Kosova. “Edhe raportimi për këto çështje është bërë rutinë. Përgjigjet e mija në këtë podium përfundojnë në një rutinë, bisedat e shumta për pasojat, po ashtu janë kthyer në rutinë”. “Raste të tilla janë shndërruar thjeshtë në një numër më shumë për ne”, ka deklaruar Obama, i cili i mllefosur ka kritikuar bartësit e politikës amerikane për paaftësinë e sistemit që të mund parandalojnë këto raste. “Ne jemi i vetmi vend modern në botë që lejojmë të na ndodhin gjëra të tilla, në terme mujore madje”. “Të gjithë jemi bashkëfajtorë dhe përgjegjës para familjeve që humbën të dashurit e tyre”, ka deklaruar Obama, duke e përfunduar fjalimin e tij se për këtë çështje i vetëm nuk mund të bëjë asgjë. klankosova.tv
Uncategorized Talebanët shënojnë vitin e parë në pushtet, gjersa kriza afgane thellohet (VIDEO) 3 minuta më parë
Kosova Vrau shokun për 20 euro borxh, mbi 24 vjet burg për Sylejman Ahmetin (VIDEO) 14 minuta më parë