Obama në podkest me Springsteen (VIDEO) NULL NULL 5 days më parë 5 days më parë Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, do ta mbajë ciklin e dytë të podkestit të tij, dhe kësaj radhe për mysafir ka legjendën e rokut, Bruce Springsteen-in. Ky podkest mban titullin “Renegades” Born in the USA”, dhe kjo seri prej tetë episodesh ka biseda midis Obamës dhe Springsteen-it të cilët u bënë miq gjatë fushatës presidenciale të Obamës më 2008. Ata diskutojnë tema nga më të ndryshmet, prej atësisë, racës e deri te gjendja aktuale në vend. Episodi i parë, i titulluar ‘Autsajderët: Një miqësi e pazakontë”, jep detaje se si politikani dhe muzikanti farkëtuan marrëdhënien e tyre ndonëse nuk kishin shumë gjëra të përbashkëta, sipas USA Today.