Lajmet e fundit
Projekti i instalimit të gazsjellësit në Kosovë është tema e episodit të radhës të emisionit dokumentar MAT në Klan Kosova.
Pikat bosht që do të shtjellohen janë:
Pse Kosova po zvarrit konfirmimin për projektin e gazit të lëngshëm amerikan?
Si, 50 vjet më parë, vendi kishte një rrjet kilometrik të gazifikimit të thëngjillit?
Ku duken gypat e sistemit të vjetër dhe si mbi ta janë vendosur edhe varreza?
Nëpër cilat rrugë Kosova mund të kyçet në rrjetin e gazit amerikan dhe cila prej tyre është më e leverdishme?
Cila është pesha ekonomike, politike dhe e sigurisë e projektit të gazit?
Pse, për dallim nga fqinjët, Kosova ende nuk i ka thënë “Po”?
Çfarë është diversifikimi i energjisë, për të cilin ka marrëveshje në Uashington?
Ndiqeni këtë të mërkurë, duke filluar nga ora 22:10.