Nxirret në shitje logoja e famshme e Twitter-it NULL NULL 20.03.2025 16:55 20.03.2025 16:55 Logoja e vjetër e platformës Twitter, që tash është riemërtuar në X Shenja, e cila përfaqëson një nga dy zogjtë që zbukuruan zyrat e Twitter-it, tani është në ankand. Logoja e madhe, e cila ishte pjesë e selisë së kompanisë në San Francisko, është një nga simbolet më të famshme që lidhet me këtë rrjet social. Çuditërisht, kjo pjesë e historisë nuk është e lirë. Aktualisht, oferta për logon e “Larry”, e cila peshon rreth 250 kilogramë, është mbi 23 mijë dollarë. Shtëpia e ankandeve RR Auction parashikon se çmimi i logos mund të arrijë në 40,000 dollarë. Logoja në fjalë u hoq pas riemërtimit të Twitter-it nga Elon Musk në X – një lëvizje që shënoi fundin e zogut ikonik të kaltër. Ankandi përfundon sot. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete Turisti theu karrigen ‘Van Gogh’ në një muze italian, reagime të forta në rrjetet sociale 2 days