Nxirren trupat e pajetë të minatorëve në Artanë – dërgohen për obduksion NULL NULL 03.06.2020 00:56 03.06.2020 00:56 Pas rreth 14 orëve kanë arritur të nxirren trupat e pajetë të minatorëve Idriz Gërbeshi dhe Haki Arifi nga Miniera e Artanës. Lajmin e ka konfirmuar për klankosova.tv drejtori i Minierës, Hysen Vrajolli. “Ekipet kanë arritur rreth orës 00:20 që të nxjerrin trupat e dy minatorëve të vdekur sot në Minierë. Pas përfundimi të aksionit trupat janë dërguar në obduksion”, deklaroi Vrajolli për klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.