N’xhiro me Edin: Driloni vs Gjesti vs Sara (VIDEO) NULL NULL 25.01.2025 19:27 25.01.2025 19:27 Edi Derën e makinës së tij luksoze e hap më shumë kujdes. Por, derën e Big Brother, disa herë e pati në mendje ta thyente. Po po, fjalën e kemi për Edin. Eduard Kuçi ishte pjesë e edicionit të fundit të Big Brother VIP Kosova, që përfundoi dje. Ai brenda shtëpisë qëndroi pak, por vazhdoi të jetë në qendër të mediave përgjatë kësaj gare. Kjo për shkak të deklaratave të tij dhe përkrahjes të përzemërt për miqtë e tij, Drilonin dhe Gjestin, raporton Prive Klan Kosova. Por, Edi është mësuar me vëmendjen për shkak të dukjes së tij, jetës luksoze e për telenovelat e dashurisë që kohë pas kohe i bënte nëpër emisione dashurie. E me të dalë nga BIG-u, ai u kthye në habitatin e vet. Si Eduarti jashtë kamerave e dritave vezulluese. Gjatë BigBrother-it, Edi dhe Driloni krijuan një miqësi që u përfol shumë edhe brenda edhe jashtë shtëpisë. Por, pse këta u bënë dosta për një kohë kaq të shkurtër, Edi ka përgjigje. E si shoku për shokun, Edi u angazhua edhe nga jashtë që ta përkrahte Drilonin. Bile-bile, kur ky i fundit rrezikoi daljen na shtëpia, Edi u nis prej Junikut në Prishtinë. Eeeee shoku normalisht gëzohet për shokun kur njëri rehatohet në dashuri. Po diçka Edi hiç s’po e begenis Sarën. Nëse ndonjë simpati të madhe për Sarën Edi nuk e ka, dikush nga banorët e shtëpisë ja mori zemrën. E këtë ish-konkurrenti e shpreh me disa fjalë të mira për finalistët e tjerë. Por, porrr, fjalë miradije, madje shuuumë të mira i pati për dikë tjetër. Cilat janë banoret më seksi të këtij edicioni dhe çfarë raporti ka Edi me to sot? Lidhje brenda shtëpisë nuk kishte bë. Por lojë të fortë po. Madje, Edi sikur të kishte qëndru më gjatë, e kishte bë atë që ende askush nuk e ka bërë: marrëdhënie seksuale brenda shtëpisë, para kamerave. Pra një marrëdhënie me gjithçka, duke përfshirë edhe intimitetin seksual. Loja e tij dhe personaliteti i një djali të fortë e atraktiv, pati shpesh komente në rrjete sociale dhe emri i tij u lakua mediatikisht. Por, Eduardit nuk i intereson. Edi është mjaft aktiv në rrjete sociale, aty ku kemi mund me e pa edhe përkrahjen e tij ndaj Gjestit. Patjetër, nuk e qet atë para Drilonit, por kur ky i fundit u bë shkak që Gjesti doli nga shtëpia, Edi nuk u ndje edhe shumë mirë. E pikërisht për shkak të Gjestit, emri i Edit shpesh u përmend nga ndjekësit për një hyrje të mundshme në Big Brother VIP Albania. Se çka ka të vërtetë në këtë mes, na tregon vet ai. Ndiqeni bisedën me të: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Ndërkombëtar Dashuria që nuk shuhet, prindërit e Anton Yelchinit vizitojnë varrin e tij pothuajse çdo ditë 16/06/2025