Lajmet e fundit
Mbi 50 nxënës të lagjes Arbana në Prizren po përballen me mungesë të transportit për në shkollë.
Një banor i lagjes, tha në emisionin “Fol me Arin” se transporti për nxënësit nuk ka ekzistuar asnjëherë, ndërsa familjet detyrohen t’i dërgojnë vetë fëmijët në shkollë.
“Transport nuk ka fare për nxënës. Vetë popullata angazhohet, i çon të gjithë fëmijët nëpër shkolla. Mbi 50 fëmijë jemi të gjithë tonë që angazhohen secili për fëmijët e vet”, tha ai në Klan Kosova.
Sipas tij, banorët kanë adresuar disa herë këtë problem në komunë dhe në shkollë, por deri tani nuk kanë marrë ndonjë zgjidhje.