Nurkollari: Ka gjallëri në Prizren, atmosfera i ngjan dokufesteve para COVID-it (VIDEO) NULL NULL 05.08.2022 23:31 05.08.2022 23:31 Në Prizren, nga sonte, ka nisur edicioni i 21-të i festivalit ndërkombëtar të filmit të shkurtë dhe dokumentarit “DokuFest”, i cili për 9 ditë sjell më shumë se 200 filma nga e gjithë bota. Veton Nurkollari, drejtor artistik i festivalit “DokuFest”, në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë që sonte ka gjallëri në Prizren, si në kohën para pandemisë. “Pak a shumë, atmosfera u ngjan viteve se si kanë qenë para pandemisë COVID-19, ka shumë njerëz. Ka një gjallëri të theksuar qysh nga sonte dhe ne mendojmë që e njëjta atmosferë do të jetë edhe në ditët në vazhdim”. Ndryshe, në programin për edicionin e 21-të do të jenë 250 filma në tetë kategori garuese, të cilët do të shfaqen në kinematë e Prizrenit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci pas takimit me homologun italian: Kosova në NATO do të garantonte stabilitet dhe paqe në Ballkan 50 minuta më parë
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 1 orë më parë