Nura takon djaloshin që ndihmoi me lopatë gjatë vërshimeve, e shpërblen me 1,000 euro (FOTO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nura takon djaloshin që ndihmoi me lopatë gjatë vërshimeve, e shpërblen me 1,000 euro (FOTO)

NULL NULL
22.02.2023 18:24

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka takuar djaloshin e quajtir Donart Murati, i cili u bë viral me lopatën e tij, duke u përpjekur që të ndihmojë të tjerët, gjatë vërshimeve shkatërruese që kapluan rajonin e Skenderajt, javë më parë.

Nura e shpërbleu djaloshin me 1,000 euro, si dhe me një mirënjohje, njofton Klankosova.tv.

“E njihni Donartin? Djaloshi hero me lopatë në dorë që po përpiqej pas vërshimeve të pastrojë rrëmujën e krijuar nga fatkeqësia natyrore, për t’u bërë inspirim i ynë dhe frymëzim i shembullit pozitiv se, pas gjithë asaj çfarë na ndodhi, ne bashkërisht do të RINGRIHEMI!”, shkroi Nura në Facebook.

Një fotografi e djaloshit duke ndihmuar, po ashtu është vënë në hapësirat e zyrës së kryetarit Nura.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.