8:41, 29 Maj 2020

Më shumë njerëz kanë vdekur tani me Covid-19 në Indi sesa Kinë, sipas shifrave të fundit nga ministria e shëndetësisë së Indisë.

Numri i vdekjeve është rritur në 4706 – ndërsa, Kina ka konfirmuar 4,638.

Me më shumë se 160,000 infeksione totale, rastet e Indisë tejkaluan Kinën disa javë më parë.

Disa ekspertë thonë se shpërthimi i virusit atje nuk e ka arritur kulmin, dhe këtë do ta bëjë vetëm në qershor ose korrik, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë