Numri i të vdekurve nga tërmeti vazhdon të rritet – arrin në mbi 9 mijë e 500 NULL NULL 08.02.2023 10:14 08.02.2023 10:14 Ekipet e pakta të shpëtimit punuan gjatë natës në Turqi dhe Siri, duke nxjerrë trupa të tjerë nga rrënojat e mijëra ndërtesave të rrëzuara nga tërmeti katastrofal. Numri i të vdekurve u rrit të mërkurën në më shumë se 9 mijë e 500, duke e bërë tërmetin më vdekjeprurës në më shumë se një dekadë. Agjencia e menaxhimit të fatkeqësive të Turqisë tha se numri i të vdekurve të vendit ishte rritur në 7108, duke e çuar totalin në 9 mijë e 638, përfshirë viktimat e raportuara në Sirinë fqinje, që nga tërmeti i së hënës dhe pasgoditjet e shumta, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv. Numri i të vdekurve në zonat e kontrolluara nga qeveria në Siri është rritur në 1250, me 2054 të lënduar, sipas Ministrisë së Shëndetësisë. Të paktën 1,280 njerëz kanë vdekur në veriperëndimin e kontrolluar nga rebelët, sipas reaguesve të parë vullnetarë të njohur si Helmetat e Bardha, me më shumë se 2,600 të plagosur. Ky ishte tërmeti më i rëndë se ai që ndodhi në Nepal në vitin 2015 ku vdiqën 8 mijë e 800 persona. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova "Është befasi": Çka po planifikon Arianit Koci me protestën e tij te Kuvendi? (VIDEO) 01/07/2025
Kosova Koci: Pas vendimit të Kushtetueses po shihet se bllokuesi është Albin Kurti (VIDEO) 01/07/2025
Lajme Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare në Patos, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër 01/07/2025