Numri i të vdekurve në SHBA kalon 200,000

Numri i të vdekurve në SHBA kalon 200,000

NULL NULL
1 muaj më parë

Numri i të vdekurve nga COVID-19 në SHBA ka kaluar shifrën prej 200,000, sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins.

Më shumë se 6,8 milionë njerëz janë të infektuar me COVID-19 në SHBA, më shumë se në çdo vend tjetër.

Në ndërkohë numri i rasteve të reja në shumë shtete të SHBA-së është në rrritje, përfshirë Dakotën e Veriut dhe Utah.

Presidenti Donald Trump ka thënë se shifra e vdekjeve është “një gjë e tmerrshme”, derisa ka shtuar se Kina “duhej ta kishte ndalur” virusin, transmeton Klan Kosova.

Ai po ashtu ka ritheksuar se nëse SHBA nuk do të merrte veprimet e duhura sot do të ishin 2, 2,5 ose 3 milionë të vdekur.

Universiteti Johns Hopkins ka raportuar për shifrën e re të vdekjeve në SHBA – 200,005 – të martën. Ky universitet ka mbledhur të dhënat globale për përhapjen e koronavirusit qysh prej kur COVID-19 shpërtheu vitin e kaluar, fillimisht në Kinë. Rasti i parë me COVID-19 në SHBA është konfirmuar në muajin janar.

Në ndërkohë, administrata e Donald Trump është kritikuar vazhdimisht për menaxhimin e pandemisë.

“Për shkak të gënjeshtrave dhe paaftësisë së Donald Trump në gjashtë muajt e kaluar, ne kemi përjetuar një nga humbjet më të mëdha të jetës së amerikanëve në histori”, ka thënë presidenti demokrat për president Joe Biden.

“Me këtë krizë, krizë të vërtetë, një krizë që kërkonte udhëheqje serioze presidenciale, ai thjesht nuk ishte në gjendje ta bënte këtë. Ai ngriu. Ai dështoi të vepronte. Ai panikoi. Dhe, Amerika e ka paguar çmimin më të lartë sesa secili popull në botë”.

Por, në të njëjtën ditë, presidenti Trump tha se ai dhe administrata e tij kishin bërë “një punë fenomenale” dhe i dha vetes një “A+” [notë të lartë] në menaxhimin e pandemisë.