Numri i njerëzve të prekur nga tërmetet në miliona – thotë OBSH-ja - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Numri i njerëzve të prekur nga tërmetet në miliona – thotë OBSH-ja

NULL NULL
07.02.2023 11:52

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vlerësuar se deri në 23 milionë njerëz në të gjithë Turqinë dhe Sirinë “janë të ekspozuar” nga tërmetet e fundit.

Kjo përfshin rreth një milion fëmijë, i tha më herët komitetit ekzekutiv të agjencisë shëndetësore të OKB-së, oficeri i lartë i urgjencave të OBSH-së, Adelheid Marschang, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Problemet po shfaqen tashmë në Siri, e cila ndjeu efektet e të dy tërmeteve, me fluksin e ndihmës kritike të OKB-së nga Turqia duke u bllokuar për shkak të dëmtimeve në rrugë.

“Kjo është një krizë në krye të krizave të shumta në rajonin e prekur,” tha Marschang për Sirinë, duke shtuar se nevojat e vendit janë të larta pas “gati 12 vjet krize të zgjatur, komplekse, ndërsa financimi humanitar vazhdon të bjerë”.