Numër i vogël i shkollave që thyen grevën, duhet edhe 3 vjet që të hapen të gjitha (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Numër i vogël i shkollave që thyen grevën, duhet edhe 3 vjet që të hapen të gjitha (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Bellagoshi 21/09/2022

Komisioni për Arsim ka mbajtur takim me krerët e SBASHK-ut, ku u diskutua për çështjen e grevës.

Rrahman Jasharaj, me bashkëpunëtorët e tij, i arsyetuan kërkesat e tyre, për mosrealizimin e të cilave e akuzuan qeverinë.

Këta ritheksuan qëndrimin se janë të gatshëm për kompromis.

Ymer Ymeri nga SBASHK-u, duke komentuar hapjen e shkollave, tha se numri i tyre është shumë i vogël, derisa sipas tij nëse vazhdohet me këtë tempo të fillimit të mësimit, duhet edhe 3 vjet qe të hapen të gjitha shkollat.

Kryegrevisti, ndër të tjera, theksoi se ndihet i rrezikuar dhe i pasigurt, si pasojë e mosdistancimit të deputetëve e ministrave nga linçimet që po i bëhen.

Megjithëse takimi zgjati afro tri orë, nga diskutimet nuk u nxorën propozime apo rekomandime se si të dilet nga greva.