Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Numër i madh sëmundjesh lindin si pasojë e vetmisë, thotë OBSH

NULL NULL
06.07.2025 07:25
Foto ilustruese
Foto ilustruese

Çdo i gjashti në botë vuan nga vetmia, e cila, së bashku me izolimin social, mund të çojë në zhvillimin e një numri të madh sëmundjesh fizike, e që përfundon me 871 mijë raste vdekjesh çdo vit në mbarë botën, sipas të dhënave të komisionit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Vetmia rrit rrezikun e goditjes në tru, infarktit, diabetit, depresionit, ankthit dhe në fund të fundit vetëvrasjes, njoftoi OBSH, transmeton Klankosova.tv.

Bashkëkryetari i komisionit të OBSH-së, Vivek Murthy, vetminë e përkufizon si “një ndjenjë e dhimbshme, subjektive që shumë prej nesh e përjetojmë kur marrëdhëniet që na nevojiten nuk përputhen me marrëdhëniet që kemi. Ndërsa izolimi shoqëror, përkundrazi, është një gjendje objektive e numrit të kufizuar të kontakteve, marrëdhënieve apo ndërveprimeve”.

Në raport vlerësohet se në botën e sotme çdo i treti person i moshuar dhe çdo i katërti adoleshent janë të izoluar shoqërisht.

Shkaqet janë sëmundje të ndryshme, arsimimi formal i dobët, të ardhurat e ulëta, mungesa e mundësive për ndërveprim shoqëror e përdorimi i teknologjive digjitale.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.