Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nuk rehatohet Lindsay Lohan

NULL NULL
08.05.2015 12:17
Aktorja problematike do të përballet me pasoja, nëse nuk i kryen në tërësi shërbimet ndaj komunitetit.

Gjykatësi nga Los Angeles, Mark Young, thotë se aktorja duhet ta kompletojë shërbimin e saj ndaj komunitetit më se voni këtë muaj, ose përndryshe do të ketë pasoja, pasi brenda tre viteve i ka kryer vetëm dhjetë orë shërbime nga 115  sa janë gjithsej.

Lohan është në fazën provuese për rastin e vitit 2012 ku akuzohet për ngasje të pa kujdesshme, pasi  e goditi veturës e saj sportive në Santa Monica rrugës për te vend xhirimi i filmit.

Avokati i saj Shawn Holley, tha se ylli i Mean Girls do të shpërngulet nga Londra për t’i kompletuar orët e mbetura të shërbimit të punës me fëmijët në New York.

Nga ana tjetër, prokurorja e rastit shprehet skeptike nëse Lohan do të mund ta kompletojë shërbimin e saj deri me 28 Maj. Ajo më tej shtoi se në rast të dështimit, zyra e saj do të kërkojë që aktorja të burgoset.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.