Nuk pritej, Khloe merr përkrahje nga Amber - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nuk pritej, Khloe merr përkrahje nga Amber

NULL NULL
11/04/2018

Khloe Kardashian ka marrë mbështetje nga një femër që nuk është mike e saj, njofton Klan Kosova.

Amber Rose shfrytëzoi Instagramin e saj për t’i dhënë mbështetje 33-vjeçare shtatzënë pas publikimit të videos ku i dashuri i saj, Tristan Thompson shihej duke u puthur me një femër të panjohur në një klub nate në New York.

“E di që kemi pasur dallimet tona në të kaluarën, por zemra ime është thyer për ty, askush nuk meriton ta ndjejë këtë dhimbje sidomos gjatë një kohe kaq të ndjeshme. Zoti të bekoftë ty dhe fëmijën tënd”, shkroi Amber.

Amber dhe Khloe asnjëherë nuk kanë pasur marrëdhënie të mira mes vete.