Nuk ndryshon urdhërarresti ndaj Assange - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nuk ndryshon urdhërarresti ndaj Assange

NULL NULL
11/05/2015

Gjykata Supreme e Suedisë e ka hedhur poshtë një apel të themeluesit të ‘Wikileaks’, Julian Assange, për të pezulluar urdhërarrestin e tij.

43 vjeçari Assange, akuzohet për sulm seksual.

Klan Kosova transmeton se Assange aktualisht ka mbetur i ngujuar në ambasadën e Ekuadorit në Londër prej qershorit të vitit 2012 me qëllim që të evitojë ekstradimin për në Suedi, e cila kërkon marrjen e tij në pyetje me akuzën e mësipërme që ai e hedh poshtë.

Suedia e ka lëshuar një fletarrest për ish ‘hackerin’ nga Australia në vitin 2010, pas akuzave të dy grave.

Njëra nga akuzueset pretendon se është dhunuar nga Assange, ndërsa tjetra se është sulmuar seksualisht.

Assange, që përballet me rrezikun për arrestim nëse largohet nga ambasada, gjithmonë i ka hedhur poshtë akuzat duke insistuar se marrëdhëniet seksuale me akuzueset e tij kanë qenë në pajtim me to.

Themeluesi i Wikileaks refuzon që të udhëtojë drejt Suedisë sepse ka frikë që ky shtet do e ekstradojë për në SHBA ku ai hetohet pas publikimit të dokumenteve sekrete ushtarake amerikane rreth luftës në Afganistan dhe Irak.

Publikimi i 500 mijë dosjeve sekrete është bërë në vitin 2010.