Nuk ndalet Dafina Neziri, grimon yllin botëror Bebe Rexha (FOTO)

Nuk ndalet Dafina Neziri, grimon yllin botëror Bebe Rexha (FOTO)

NULL NULL
7 days më parë

Grimerja e njohur kosovare, Dafina Neziri nuk po ndalet sa i përket profesionit të saj.

Pas shumë fytyrave të njohura publike në të cilat ka bërë art special, ajo ka arritur të grimojë edhe yllin botëror, Bebe Rexha. Neziri ka udhëtuar drejt Amerikës, për ta bërë Rexhën të shkëlqejë.

“U mahnita me shpirtin e saj të pastër, dhe ajo është shumë e bukur. Ne gjithashtu kemi realizuar një set-fotografik dhe mezi pres t’ju tregoj rezultatet. Kisha nderin të bashkëpunoja me një Yll Bote”, shkroi grimerja teksa ka ndarë një imazh krah këngëtarës me ndjekësit e saj të shumtë në Instagram, njofton Klankosova.tv.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DAFINË NEZIRI (@dafineneziri)

Përveç saj, grimerja i ka bërë make-up edhe aktores Amanda Cerny, e cila mori pjesë në dasmën e të famshmes Paris Hilton. Pra, artin e saj padyshim se e kanë parë yje të hollivudit që morën pjesë në ceremoninë e martesës së Hilton.

Ndryshe, Dafina Neziri është njëra ndër grimeret më të njohura në Kosovë, e cila ka bërë që me punën e saj profesionale, të marrë zemrat e këngëtareve shqiptare të cilat ia kanë besuar asaj pamjen në klipe e paraqitje të tjera publike.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DAFINË NEZIRI (@dafineneziri)