Nuk largohet, vetëm pastrohet “kontejneri” veturë në Tophane (VIDEO) NULL NULL 15/08/2019 15/08/2019 Dikur përdorej për transport, por deri në mëngjesin e së enjtes, e kryente një funksion tjetër. Automjeti i djegur ishte shndërruar në kontejner nga banorët e lagjes “Tophane” në Prishtinë. Dhe atë që nga marsi i këtij viti kur dikush i vuri flakën, njofton Klan Kosova. Kështu, ishte bërë shumë pengesë për banorët e rrugës “Kadri Gjata”. Kompania “Pastrimi”, që të enjten e hoqi bërllokun, një ditë më herët i tha Klanit se nuk e ka përgjegjësi largimin e mbeturinave që janë jashtë kontejnerëve. Ndërkohë, mbetet e padefinuar se kush është përgjegjës pse vetura e djegur mbeti në këtë pjesë të qyteti. Pronari i makinës, Edis Sherif, thotë se policia ende nuk i ka përfunduar hetimet për rastin e djegies, andaj nuk e ka larguar nga aty. Kronikë nga Klan Kosova.