Nuk këndellet Chelsea, barazon për të katërtën herë radhazi NULL NULL 11.02.2023 15:57 11.02.2023 15:57 Chelsea nuk ka arritur më shumë se një barazim ndaj West Ham United. Ndonëse kaluan të parët në epërsi në minutën e 16-të me Joao Felix, epërsinë nuk arritën ta mbajnë për më shumë se 12 minuta, njofton Klankosova.tv. Në minutën e 28-të ishte Emerson ai që i barazoi shifrat në 1-1, duke u mbyllur kështu edhe pjesa e parë. Në minutën e 82-të, West Ham shënoi edhe golin e dytë me anë të Tomas Soucek, por që ishte VAR-i ai që ia ndali gëzimit vendasve. Ky është barazimi i katërt radhazi për Chelsean i cili gjendet në vendin e nëntë me 29 pikë, ndërsa West Ham në vendin e 15-të me 20 pikë.