Nuk kalon rezoluta e LDK-së për reduktimin e TVSH-së dhe akcizës për naftën dhe produktet e domosdoshme - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nuk kalon rezoluta e LDK-së për reduktimin e TVSH-së dhe akcizës për naftën dhe produktet e domosdoshme

NULL NULL
30/06/2022

Me 47 vota kundër dhe 24 për, nuk ka kaluar rezoluta e propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me anë të së cilës propozohej reduktimi i akcizës dhe normës së TVSH-së për derivate për tre muaj, mundësi vazhdimi edhe për tre të tjerë.

Kjo rezolutë si pikë tjetër kishte edhe zgjerimin e listës së produkteve të domosdoshme me normë të reduktuar të TVSH-së për tre muaj, me mundësi vazhdimi edhe për tre të tjerë, njofton Klankosova.tv

Menjëherë pas mos-kalimit të kësaj rezolute, opozita e lëshoi sallën gjë që e pamundësoi vazhdimin e seancës.

Në lidhje me këtë, ishte i pari i kuvendit, Glauk Konjufca, që shkaktoi të qeshura te deputetët pasi iu drejtua opozitës me fjalët “çfarë opozite parimore jeni ju, diçka që s’u kalon, s’merrni pjesë”