Nuk kalon mocioni procedural i Vetëvendosjes për rafikimin e anëtarëve të KSHC-së - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nuk kalon mocioni procedural i Vetëvendosjes për rafikimin e anëtarëve të KSHC-së

NULL NULL
11/06/2021

Mocioni procedural i Lëvizjes Vetëvendosje për futjen në rend të ditës ratifikimin e anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, nuk ka kaluar.

Kjo pasi nga 100 deputetë që janë në sallë, 60 votuan pro dhe 32 kundër.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se janë kundër futjes së rend të ditës – ratifikimi i anëtarëve të KSHC-së.

Tahiri tutje i është drejtuar kryeministrit Kurti duke thënë që një nga anëtarët e Këshillit është “nip i Qeverisë suaj dhe ju ftojmë që nipat t’i leni për dasma”.

“E kundërshtojmë që sot të vendoset në rend të ditës një çështje të tillë, kjo çështje duhet të kthehet në pikën zero. Mendojmë që duhet të ndalet kjo qasje Ad-Hoc  e prezantimit të pikave jashtë rendit të ditës nga mazhoranca ”, tha ai.

“Ia përkujtojmë kryeministrit, që në mesin e këtyre njerëze është edhe njëri nga nipat e juaj, dhe është mirë që nipat me i lon për dasma dhe neja familjare e jo me i pru nëpër institucione të rëndësishme, sepse në fund të fundit këtë e keni propozuar edhe mbi këtë bazë keni arrit me i bind njerëzit që nipat janë institucione dhe i keni fitu zgjedhjet. Mos i bëni gabimet e njëjtë, lej nipat për dasma e neja familjare dhe bjeri profesionistët në institucionet”, tha Tahiri.