Nuk ka shtetësi për terroristët NULL NULL 24/05/2015 24/05/2015 Australia do të ndërmarr masa të reja ligjore kundër terrorizmit, tha sot në Sidnei kryeministri i Australisë Tobi Abot. Njëri nga ligjet do të miratohet për personat me dy nënshtetësi të cilëve do t’u merret ajo e Australisë nëse vërtetohet se kanë lidhje me grupe terroriste. “Ligji parasheh që automatikisht t’i merret shtetësia derisa personi merr pjesë si person i armatosur në ndonjë shtet që është në luftë me Australinë”, tha Abot. Autoritetet e Australisë në shtator të vitit 2014 kanë deklaruar se ka pas disa tentime për sulem terroriste. Autoritetet po ashtu janë të brengosura për rritjen e numrit të qytetarëve që kanë shkuar në radhët e ISIS-it në Siri dhe Irak.