Nuk ka material në QKUK për kryerjen e analizës së CRP-së, furnizimi pas 14 ditësh NULL NULL nga Arbreshë Uka 30.03.2022 17:09 nga Arbreshë Uka 30.03.2022 17:09 Ka më shumë se 10 ditë që pacientët e shtrirë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës analizën ” CRP” po detyrohen ta bëjnë në laboratorët private, kështu disa prej tyre kanë raportuar në adresën e televizionit. Kjo për shkak se në Klinikën e Biokimisë Mjekësore në QKUK është shpenzuar i gjithë materiali dhe furnizimi pritet të bëhet brenda 14 dite. Mirëpo, kreu i kësaj klinike Shemsi Veseli për Klan Kosovën bëri me dije se klinicistët kanë pasur alternativa të tjera. “Ju njoftoj që vetëm CRP-ja për momentin nuk është duke u punuar meqë ka skaduar kontrata e vitit të kaluar që është shfrytëzuar 130% për CRP, megjithatë në vend të saj është punuar PROKALCITONIA dhe PRESEPSINA që janë shumë më të ndjeshme se CRP-ja. “Kështu që për pacientët e spitalizuar, klinicistët kanë pasur mundësi t’i shfrytëzojnë këto alternativa derisa të lidhet kontrata e re me Operatorin Ekonomik fitues, ku më së largu brenda 14 ditësh do të përfundojë afati i procedurave-ligjor”, deklaroi Shemsi Veseli, Drejtor i Klinikës së Biokimisë Mjekësore. I njëjti shtoi se analiza D-Dimer po punohet për të gjithë pacientët spitalor dhe ambulator dhe se ka më shumë se një vit që nuk kanë mbetur pa reagjentë të kësaj analize. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë, kjo është arsyeja 8 minuta më parë