Nuk ka Lollipop për një sërë pajisjesh NULL NULL 05.05.2015 10:28 05.05.2015 10:28 Android Lollipop ka kufizuar edhe më tej shtrirjen nëpër smartfonë. Samsung Galaxy Note II, HTC One mini dhe One mini 2 kanë mbetur jashtë listës së paisjeve që do të përditësohen me Android Lollipop. Këtë e kanë konfirmuar vetë prodhuesit. Në një njoftim në Facebook, Samsung Gulf tha se Note II nuk do të përditësohet në Lollipop edhe pse më parë ishte konfirmuar një përditësim i tillë. Por, jo vetëm Note II ka mbetur pa Android Lollipop. Pak javë më parë u njoftua se edhe Galaxy S4 mini nuk do të merrte përditësimin Lollipop, sipas Samsung, shkaku i “kufizimeve të memorjes”. Jashtë do të mbeten edhe dy modelet e para të HTC One mini. Në Twitter kompania lajmëroi se HTC One mini 2 nuk do të përditësohej në Android Lollipop për shkak të rënies së performancës, si edhe HTC One mini (M7). Pra, po deshët të mos ngeleni pa Android Lollipop bleni telefonët e fundit të këtyre kompanive. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete Anija kozmike e Kinës synon të sjellë mostra 'novatore' nga asteroidi pranë Marsit 3 weeks