Nuk ka kuorum për votimin e shkarkimit të pesë anëtarëve të KPMSHCK-së, Kuvendi shkon në pauzë

Nuk ka kuorum për votimin e shkarkimit të pesë anëtarëve të KPMSHCK-së, Kuvendi shkon në pauzë

NULL NULL
1 month më parë

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të miratojë pikën e shkarkimit të pesë anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se nuk ka pasë kuorum për votimin e kësaj pike, pasi në votim morën pjesë vetëm 57 deputetë.

Ai ka shtuar se Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në ora 16:00, njofton Klankosova.tv.

Opozita kundërshton shkarkimin e anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, VV bën thirrje për votim