Nuk ka informacione që ndonjë shqiptar mund të ketë pësuar nga tërmeti në Turqi (VIDEO) NULL NULL 06.02.2023 10:07 06.02.2023 10:07 Ekrem Kryeziu, studiues i marrëdhënieve ndërkombëtare në Turqi, ka folur rreth situatës pas tërmetit që e goditi Turqinë sot në orët e hershme të mëngjesit. “Sot, Turqia u zgjua me një lajm të kobshëm – me një tërmet i cili ndodhi rreth orës 04:00 në mëngjes. Ne ndodhemi në Stamboll dhe tërmeti ka ndodhur në Turqinë juglindore, larg nga këtu megjithatë mobilizimi i shtetit ndjehet edhe këtu”, ka thënë ai në një lidhje direkte në Klan Kosova. Zajmi gjithashtu ka theksuar se ka një numër shumë të madh të personave që ende ndodhen nën rrënoja dhe sipas tij, numri i të vdekurve do të rritet edhe më shumë. Megjithatë, Zajmi tha që nuk ka informata që ndonjë shqiptari mund të ketë pësuar nga kjo fatkeqësi. “Në bazë të informatave që i kam, nuk ka konfirmim të ndonjë shqiptari që mund të ketë vdekur nga ky tërmet”, tha ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 33 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë