Lajmet e fundit

Gazetari Vullnet Krasniqi, ka rikthyer përmes dokumentarit në emisionin “Mat” në Klan Kosova, dëshmitë e humbjes së trashëgimisë kulturore.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Krasniqi bëri të ditur se një moment në Kosovë, që i kishte rezistuar kohës, u shkatërrua në luftën e fundit, transmeton Klankosova.tv.
Një tjetër akt i tmerrshëm i serbëve, Krasniqi thotë se u krye më 24 mars 1999 në Gjakovë.
“Natën e 24 marsit, pikërisht kur filluan bombardimet e NATO-s, regjimi serb u tërbua, dhe po themi që krahas vrasjes së civilëve, sepse këtu ishin vrarë tre-katër civilë pikërisht në këtë natë, shkatërroi dhe i vuri flakën të gjithë Qarshisë së Gjakovës. Njëjtë ka vepruar në Pejë, njëjtë ka vepruar thuasje me të gjitha monumentet që i përkisnin trashëgimisë shqiptare, qoftë kulturore, etnike, kombëtare e shqiptare”, tha Krasniqi në Klan Kosova.