“Nuk është e qartë nëse sulmet e SHBA-së ndaj Iranit ishin të ligjshme”, thotë Kallas NULL NULL 25.06.2025 13:15 25.06.2025 13:15 Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka sugjeruar se ende nuk është e qartë nëse sulmet e SHBA-së ndaj Iranit ishin të ligjshme. Ajo thotë se kushdo që përdor forcën “duhet gjithashtu të justifikojë se kjo është sipas ligjit ndërkombëtar”. Kur u pyet drejtpërdrejt nëse sulmet e SHBA-së ishin të ligjshme, ajo thotë se kjo “nuk është absolute”. Kallas thotë se beson që sulmet e SHBA-së ndaj centraleve bërthamore të Iranit e kanë penguar programin e tij. Por ajo thotë se kjo nuk e ka “fshirë” “njohurinë” bërthamore të Iranit – gjë që, thotë ajo, nënvizon nevojën për një zgjidhje diplomatike, transmeton Klankosova.tv. Ajo i tha BBC-së se Perëndimi ka ende çështje të tjera për të adresuar me Teheranin – duke përfshirë programin e tij të raketave balistike, mbështetjen e tij për Rusinë në luftën në Ukrainë dhe qytetarët evropianë të ndaluar në Iran. “Ne duhet të ulemi dhe të diskutojmë të gjitha këto çështje”, thotë ajo. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj: Mendoj që një pjesë e mirë e deputetëve janë narko-konsumues (VIDEO) 22 minuta më parë
Kosova Erdogan: Derisa KFOR-i turk ndodhet në veri, shpresojmë të mos ketë ndonjë problem 23 minuta më parë