Nuk do të donit të "fërkoheni" me këtë roje të sigurisë (Video) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nuk do të donit të “fërkoheni” me këtë roje të sigurisë (Video)

NULL NULL
13/10/2015

Shikuesit e lojërave të bejsbollit në Amerikë janë mësuar të argëtohen nga maskota të ndryshme.

Por kësaj radhe ishte pak më ndryshe, për shkak se një roje e sigurisë aty e ka lënë nën hije maskotën.

Fillimisht maskota në fjalë ka shkuar afër tij dhe e ka provokuar me kërcime qesharake.

Në momentin kur rojtari dukej serioz dhe i nervozuar, duke e lënë një përshtypje se do ta rrihte maskotën, ai vetëm e ka shtyer atë nga vetja dhe filloi të kërcente për mrekulli, transmeton Klan Kosova.

Publiku i pranishëm e pritën aq mirë sa nuk i ndalën duartrokitjet.

Në fund edhe vetë maskota iu afrua duke ia dhënë dorën.

https://www.youtube.com/watch?v=jDOFseZA-iI