19:19, 5 Korrik 2020

Swansea City ka korrur fitore në shtëpi ndaj Sheffield Wednesdayt në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 41-të të kategorisë së dytë të futbollit anglez.

Vendasit triumfuan me shifrat 2 me 1.

Golin e vetëm për Sheffieldin në këtë humbje e shënoi reprezentuesi kosovar, Atdhe Nuhiu në minutat e fundit të ndeshjes.

Nuhiu ishte inkuadruar në lojë në minutën e 70-të.

Ndërkohë, reprezentuesi tjetër kosovar, Bersant Celina, i cili luan për Swansean, qëndroi gjatë gjithë ndeshjes në stol.

Konkurs Pune

Lexo më shumë