Nuhiu për mungesën e Kurtit në “Paradën e Krenarisë”: Tregoi josinqeritet (VIDEO) NULL NULL 15.06.2025 10:14 15.06.2025 10:14 Arbër Nuhiu, përfaqësues nga Organizata që angazhohet për të drejtat e komunitetit LGBTQI+ në vend, në “Weekend” në Klan Kosovsa tha se nuk ishin të befasuar me mungesën e figurave politike në Paradën e Krenarisë. Derisa kur u pyet se pse mendon që kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk ishte pjesë e Paradës, Nuhiu tha se mospjesëmarrja e tij tregon josinqeritet. “Nuk e di pse nuk ka ardhë, por mendoj që nuk e ka ni obligim përderisa nuk është në funksion të vetin të plotë, dhe kjo tregon që nuk ka sinqeritet”, u përgjigj Nuhiu. “Mbështetja më shumë është deklarative sesa konkrete. Tash përderisa nuk kanë pushtet dhe jejmi pa institucione asnjë prej tyre nuk e ka pa të nevojshme me qenë pjesë e përkrahjes së të drejtave të qytetarëve të Kosovës”, tha ai. Nuhiu tha se si komunitet ata janë të kënaqur në përgjithësi dhe shtoi se nuk e kanë në mend të ndalen. “Për neve ka qenë në rregull, po shpresojë që edhe për të tjerët që kanë marrë pjesë. Ne jemi të kënaqur në përgjithësi, dhe kemi tregu që nuk e kemi plan me u ndal”, tha Arbëri. Ndryshe, të shtunën në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, u mbajt Parada e Krenarisë me moton “Asnjë hap mbrapa”. Në këtë Paradë që shënoi aktivitetin e fundit në kuadër të Javës së Krenarisë u vë re mungesa e figurave politike. Ndiqeni videon për më shumë detaje: /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Prive Habit Ardit Çuni: Deri para 2 vjetëve nuk i kisha as një mijë euro në bankë (VIDEO) 5 orë më parë