Nubia Z9 Max dhe Z9 Mini NULL NULL 02.04.2015 10:16 02.04.2015 10:16 ZTE ka prezantuar telefonin e shumëpritur Nubia Z9, ose dy versione të tij. ZTE prezantoi sot gjatë një konference të mbajtur në Pekin telefonin e shumëpritur Nubia Z9, apo dy versione të tij, për të qenë më të saktë. Telefoni më i mirë, Nubia Z9 Max, ka ekran 5.5 inç, ndërsa Nubia Z9 Mini ka ekran 5 inç, por të dy kanë rezolucion 1080 pikselë. ZTE Nubia Z9 Max fuqizohet nga procesori Snapdragon 810 me arkitekturë 64-bit dhe tetë bërthama, së bashku me kartën grafike Adreno 430 GPU. Ky telefon ka 3GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD. Kapaciteti i baterisë është 2,900mAh, ndërsa përmasat e telefonit janë 154.8×76.6×7.9mm. Ai peshon 165 gramë. Ndërsa telefoni tjetër, Nubia Z9 mini, ka parametra mesatarë. Ai fuqizohet nga procesori Snapdragon 615, së bashku me 2GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme, që mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD. Ai ka të njëjtën bateri si të Nubia Z9 Max, ndërsa përmasat e tij janë 141.3×69.8×8.2 mm dhe peshon 147 gramë. Të dy telefonat inteligjentë kanë kamerë parësore 16 megapikselë me lente me hapje f2.0, dhe mund të regjistrojnë video me rezolucion 4K. Kamera frontale është 8 megapikselë. Telefonat kanë gjithashtu trup prej metali. Ata do të operojnë me sistemin Android 5.0.2 me ndërfaqen e modifikuar të ZTE-së, Nubia UI, në versionin 2. Këta telefona ofrojnë paketën e plotë të internetit, duke përfshirë këtu edhe lidhjen LTE. Nubia Z9 Mini kushton rreth 240 dollarë, ndërsa Nubia Z9 Max do të shitet për 400 dollarë.8. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.