NPB-ja mohon se policia ia bastisi zyrat - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

NPB-ja mohon se policia ia bastisi zyrat

NULL NULL
17.05.2023 11:25

Policia është duke kryer bastisje në disa lokacione në Prishtinë, Podujevë e Vushtrri.

Më herët u raportua se policia është duke kryet edhe një bastisje tek zyrat e NPB-së, por një gjë e tillë u mohua nga Arbnor Neziri, anëtar i kabinetit të kryetarit të kësaj ndërmarrjeje.

“Mund të ua konfirmoj që bastisje tek zyrat e NPB-së nuk ka. Mund të ketë dhe siç jam informuar jozyrtarisht, tek ish-menaxhmenti i ndërmarrjes. Ndërsa tek ndërmarrja s’ka një gjë të tillë”, është shprehur ai, njofton Klankosova.tv.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.