8:02, 11 Prill 2019

Dirk Nowitzki e ka zhvilluar ndeshjen e fundit në NBA dhe në përgjithësi në karrierën e itj profesionale.

Ish-MVP-ja bashkë me Dallas Mavericks humbën nga rivali i Teksasit, San Antonio Spurs, me rezultat 105-94, pa asnjë gjasë për të hyrë në Playoff.

Ai i realizoi 20 pikë e 10 kërcime në takimin e tij të fundit, dhe mes lotësh la palestrën e Spurs, ashtu siç kishte ndodhur edhe në lojën e fundit që e kishte luajtur në Dallas.

Kështu, gjermani që më 2011 kishte qenë kyç në fitimin e titullit të kampionit të NBA-së, iu dha fund 21 vjetëve karrierë te Mavs.

Konkurs Pune

Lexo më shumë