Novi Sad: Sulmohen dy të rinj shqiptarë, njëri në rrezik për jetën NULL NULL 08.10.2018 10:04 08.10.2018 10:04 Dy të rinj shqiptarë janë sulmuar fizikisht në Novi Sad. Lajmin e ka bërë të ditur Shoqata e Shqiptarëve të Serbisë në Novi Sad. Sipas kësaj shoqate, ngjarja ka ndodhur në mesnatën e së dielës në rrugën “Futoshka” të Novi Sadit në një stacion të taksive kur dy të rinjë shqiptarë me inicialet G.B. dhe Ç.M. të viteve të lindjes 1999 , janë sulmuar nga një grup i panjohur prej 4 personash pa ndonjë arsye të qartë, përveç se ata bisedonin me njëri-tjetrin në gjuhën shqipe, transmeton Klan Kosova. Në këtë sulm, i riu Ç.M mori lëndime të rënda trupore: thyerje të eshtrave të kokës dhe gjakderdhje në tru. Ai është operuar në spitalin e Vojvodinës dhe është në rrezik për jetë. Ndërsa, i ri u lëndua rëndë por është jashtë rrezikut për jetën, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Paçarizi: Deklarata e ministrit Aliu kriminale, duhet të kërkojë falje ose të japë dorëheqje (VIDEO) 2 days