Novak Gjokoviq mbron mesazhin e tij provokues për Kosovën: Më e pakta që mund të kisha bërë NULL NULL 30.05.2023 15:46 30.05.2023 15:46 Tenisti serb, Novak Gjokoviq, nuk është penduar për mesazhin nxitës dhe provokimet që bëri dje në French Open, kur shkroi se ”Kosova është zemra e Serbisë”. Ai në një konferencë për shtyp, tha se mesazhi ‘është më e pakta që mund të kisha bërë. Ndjejë përgjegjësinë si figurë publike, nuk ka rëndësi në cilën fushë jap mbështetje’, citon the guardian, transmeton klankosova.tv. Kujtojmë që deklaratën nxitëse të tij, e ka dënuar Komiteti Olimpik i Kosovës si dhe Federata e Tenisit të Kosovës po ashtu. Në reagimet e tyre, theksohej se një gjuhë e tillë, çon edhe më në ngritje të tensioneve mes shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj: Sulmi terrorist në veri u sponzorizua nga Serbia, hetimi ndërkombëtar i domosdoshëm 26 minuta më parë
Kosova Haradinaj në Ditën e Bashkimit të Gjermanisë: Jeni model zhvillimi dhe aleat strategjik në Evropë 1 orë më parë