Novak Gjokoviq – Matteo Berrettini, finalja e madhe e Wimbledonit: Dueli vjen drejtpërdrejt në Art Sport 1 dhe Klan Kosova

Novak Gjokoviq – Matteo Berrettini, finalja e madhe e Wimbledonit: Dueli vjen drejtpërdrejt në Art Sport 1 dhe Klan Kosova

NULL NULL
nga Engjëll Bërbatovci 2 months më parë

Pas 12 ditësh transmetimi raund pas raundi nga Wimbledon, duke përfshirë tri finalet e ditës së djeshme në konkurrencën e femrave dhe çifteve në konkurrencën e meshkujve dhe femrave, ka ardhur momenti i finales së madhe.

Kjo ndeshje starton në orën 15:00 dhe vjen ekskluzivisht në Art Sport 1 dhe Klan Kosova.

Pesë herë kampioni i ngjarjes më të rëndësishme nga tenisi në botë, Novak Gjokoviq, do të kërkojë “Grand Slam-in” numër 20 në karrierë për t’i barazuar legjendat e këtij sporti, Roger Federer dhe Rafael Nadal, dhe për të hyrë në treshen e artë që cilësohet si më e mira në histori të këtij sporti.

Dhe për ta bërë këtë, tenisti serb përballë tij do ta ketë italianin 25 vjeçar Matteo Berrettin që u bë italiani i parë që kualifikohet në finalen e Wimbledonit. 

Deri në finale, numri një i botës Gjokoviq mposhti Draper, Anderson, Kudlan dhe Garin në katër raundet e para. Ndërsa në çerekfinale mposhti hungarezin Fucsovics dhe në gjysmëfinale Denis Shapovalov pastër 3-0 në sete.

Nga ana tjetër, italiani Berrettini në katër raundet e para mposhti Pellan, Van De Zandschlup, Bedenen dhe Ivashkan. Ndërsa numri nëntë i botës në çerekfinale triumfoi ndaj Auger-Aliassime dhe në gjysmëfinale ndaj polakut Hurkacz.

Ky i fundit kishte eliminuar numrin dy të botës Medvedev dhe tetë herë kampionin e Wimbledon, Roger Federer.

Teksa menjëherë pas finales në Art Sport 1 vjen edhe finalja tjetër e çifteve në kategorinë miks, ku për titullin më prestigjioz do të luftojnë Salisbury-Dart kundër Skupski dhe Krawczyk.