Novak Djokoviq fiton titullin e 14 të Grand Slam NULL NULL 10.09.2018 09:01 10.09.2018 09:01 Novak Djokoviq ka bërë një paraqitje të përkryer kur mposhti Juan Martin del Potro në finalen e US Open, për të fituar titullin e 14 të Grand Slam. 31 vjeçari ka fituar 6:3, 7:6(7:4) dhe 6:3, për të arritur triumfin e tretë në New York, me cka ka barazuar amerikanin Pete Sampras me tituj të rëndësishëm, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova. Serbi i cili fitoi Wimbledon në korrik, do të ngjitet si i katërti në botë pas ka fituar njëpasnjëshëm Grand Slam. Vetëm rivalët e mëdhenj, Roger Federer (20) dhe Rafael Nadal (17) kanë të fituar më shumë. Për argjentinasin, Del Potro, kjo ka qenë finalja e parë në Grand Slam që prej më 2009 kur kishte fituar US Open. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.