Notarja Lea Aliu, shkëlqeu në garën ndërkombëtare të mbajtur në Francë “16th Meeting Jeunes de Saint-Dizier” NULL NULL nga Andi Shabani 20.04.2023 13:51 nga Andi Shabani 20.04.2023 13:51 Notarja kosovare, Lea Aliu arritur ti fitoj tri medalje të arta dhe tri të argjendta në disiplina të ndryshme të grupmoshave të reja. Gara ndërkombëtare “16th Meeting Jeunes de Saint-Dizier” mirëpret notues nga e gjithë bota duke grumbulluar klubet e shteteve më të mëdha të Europës. Klubi i Notit Prishtina mori pjesë në garë me 3 notues në grupmosha 2009 dhe më të ri. Garuesit tjerë që moren pjesë për herë të parë ne gara ndërkombëtare ishin Erda Abazi dhe Dastid Ymeri të cilët patën paraqitje të mirë duke përmirësuar kohët e tyre personale.