Notarja amerikane humb ndjenjat, për pak sekonda përfundon në fund të pishinës NULL NULL 7 days më parë 7 days më parë Një rast i frikshëm ka ndodhur në Kampionatin Botëror të notit, që po mbahet në Hungari. Notarja nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës Anita Alvarez, derisa ishte duke notuar, i humbi ndjenjat dhe për pak momente qëndroi në fundin e pishinës. Fatmirësisht ndërhyri shpejt trajnerja e notares e më pas reagoi edhe ekipi mjekësor, duke stabilizuar situatën shëndetësore të sportistes amerikane. Alvarez tashmë është mirë. Sipas raportimit të medieve, arsyeja e humbjes së ndjenjave ishte stresi i madh në bashkëpunim edhe me nxehtësinë e lartë në ambientin ku garohej.