Lajmet e fundit

Një grua nga Afrika e Jugut ka humbur jetën si pasojë e sulmit nga një peshkaqen pranë bregut lindor të vendit. Ky është rasti i parë i regjistruar i një vdekjeje të tillë këtë vit.
Të martën në mëngjes, Janine Lochrenberg po notonte pranë një plazhi, kur u sulmua, transmeton Klankosova.tv.
Dëshmitarët treguan se 65-vjeçarja u kafshua në dy vende dhe vdiq para se të nxirrej në breg.
Një nga personat që po notonte në atë kohë, tha për BBC-në se ajo ishte kafshuar në kofshë dhe në pjesën e sipërme të krahut. Gjithashtu, në momentin e sulmit, ajo mbante në kyçin e këmbës një shirit magnetik që shërben për të larguar peshkaqenët.
Motra e Lochrenberg, Margot, tregoi se po i mbante kokën motrës së saj derisa e sillnin drejt bregut, por beson se ajo humbi jetën si pasojë e gjakderdhjes kur ishte ende në ujë. /Klankosova.tv