Norvegjia do të fillojë vaksinimin kundër COVID-19 për fëmijët e moshës 5-11 vjeç NULL NULL 14.01.2022 23:49 14.01.2022 23:49 Qeveria e Norvegjisë deklaroi se do të ofrojë vaksina kundër COVID-19 për të gjithë fëmijët e moshës 5 vjeç e lart. Më parë kishte ofruar vaksina vetëm për fëmijët e moshës 12 vjeç e lart. “Ne po ndjekim rekomandimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (FHI) dhe do të ofrojmë vaksinim falas për fëmijët, ku prindërit dhe kujdestarët e dëshirojnë atë”, tha në një deklaratë ministri i Shëndetësisë, Ingvild Kjerkol, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv. Rreth 90% e të rriturve në Norvegji kanë marrë të paktën dy doza vaksinash kundër COVID-19, sipas të dhënave të FHI-së.
Lajme Lavrov: Duam që konflikti në Ukrainë të merr fund, por ne po i përgjigjemi Perëndimit 2 sekonda më parë