Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Norvegjezët me vetura elektrike

NULL NULL
17.05.2015 22:51

Rreth 20 përqind të veturave të reja në Norvegji, që nga fillimi i vitit janë të modeleve me lëvizje elektrike, theksoi një organizëm i specializuar , rekord ky që përforcon pozitën e vendit skandinav.

Stimuluar nga rritja e versionit elektrik të makinës popullore ‘’Golf’’, shitjet e makinave elektrike  përbëjnë 18 përqind të regjistrimeve të automjeteve individuale kunder 10.6 përqind për të njejtën periudhë  të një viti më parë, sipas këshillit informativ për trafikun rrugor.

Në asnjë vend tjetër përqindja e këtyre makinave të ndërgjegjshme për mjedisin dhe qetësinë nuk ka arritur një nivel të tillë.

Kjo tregon se politika norvegjeze sa i përket veturave elektrike funksionon shumë mirë, thekson zyrtarja e shoqërisë norvegjeze Christina Bu.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.